Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Qarkut të Shkodrës strukturat e emergjencave civile kanë qënë në gadishmëri duke iu përgjigjur 24/24 situatave të zjarrit
🚒👮🔥Bashkia Shkodër
Gjate mesditës së djeshme, një vatër zjarri në Malin e Taraboshit është neutralizuar nga strukturat reaguese të Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit, si dhe monitoruar nga punonjësit e Zonave të Mbrojtura gjatë gjithe natës, ndërkohë që për shuarjen e kësaj vatre zjarri nga shërbimi zjarrfikës u angazhuan 10 efektiv me nga 3 mjete zjarrfikës dhe 5 punonjës #ADZM Shkodër.
Një tjetër vatër zjarri është shënuar në Parkun Kombëtar të Thethit ku sipërfaqja e përshkuar përllogaritet në një nje sipërfaqe *0.4 ha dhe është izoluar plotësisht nga 5 punonjës të ADZM. Vatra e zjarrit e rënë ndërmjet Pultit dhe Postrribës ne vendin e quajtur Ura e Telit, është neutralizuar dhe nuk paraqet rrezikshmëri.
🚒👮♀️🔥Bashkia Fushë- Arrëz
Në Bashkinë Fushë Arrëz, është shuar përfundimisht vatra e zjarrit, pa shënuar dëme në njerëz dhe në banesa, duke përllogaritur një sipërfaqe të përshkuar nga flakët 22 HA, pishë e zezë . Operacioni I ndërhyrjes anazhoi 35 forca të armatosura nga Reparti Ushtarak Vau Dejës, 32 forca policore, 18 efektiv zjarrfikës, 5 mjete zjarrfikës, 52 forca vullnetare , 65 forca bashkiake dhe 14 persona, pjesë e shërbimit pyjor.
🚒👮🔥Bashkia Vau Dejes
Janë shuar përfundimisht 2 vatrat e zjarrit në Cukal dhe në Njësinë Administrative Temal nga strukturat e Mbrojtjes së Zjarrit dhe Shpëtimit.
🚒👮🔥Bashkia Malësi e Madhe
Është shënuar një vatër zjarri në Njësinë Administrative Kelmend, fshati Budac Vermosh, por që nuk është më aktive.
🙏Strukturat e emergjencave civile vazhdojnë të jenë të angazhuar në territoret e tyre të përgjegjësisë, të angazhuar për të reaguar në kohë për shuarjen e zjarreve duke shfrytëzuar maksimalisht kapacitetet në nivel bashkie.