Situata e zjarreve, Suma: Nuk janë raste normale, apel për kujdes…

Zjarret e rëna gjatë ditëve të fundit për komandantin e sherbimit në repartin zjarrëfikës Shkodër,  Edison Suma,  nuk janë normale. Referuar viteve të shkuara vera më së shumti sjell raste në terrene të hapura , kryesisht në male dhe pyje.

Pavarsisht dëmeve material,  reparti zjarrëfikës në Shkodër ka arritur që të menaxhojë situatat pa dëme në njerëz.

Krahas Shkodrës,  aktualisht reparti zjarrëfikës në Shkodër , pavarësisht numrit të pakët të efektivëve , po mbulon edhe zonën e Velipojës.