Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 31.01.2021, paradite…

Shpërndaje

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 31.01.2021, paradite

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 31.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.50 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.82 m.(Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 5cm.

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.05m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 30cm.

• Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2785 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 588 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 1960 Ha
  3. Grurë 130 Ha
  4. Bimë Dekorative 77 Ha
  5. Pemtore 27 Ha
  6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 85 cm.
  2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
    • Tokë e pakultivuar 220 Ha
    • Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
    • Grurë 25 Ha
    • Pemtore 25 Ha
    • Bimë dekorative 7 Ha
    • Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:
• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 845 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 70 Ha

  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
  2. 80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
• Te pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)
• Tokë e pakultivuar 8 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
• Pemtore 2 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Shpërndaje