Situata e përmbytjeve në Nj.A. Dajç, mjeket detyrohen të japin ndihmën e shpejt në rrugë…

Shpërndaje

Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Dajç paraqitet si më poshtë:

👉Rruga hyrëse për në Njësinë Administrative Dajc është e hapur.

Nuk ka prezencë të ujit në rrugë. Ka vetëm akull për shkak të temperaturave të ulëta.

👉Qëndron e bllokuar vetëm rruga që lidh Dajçin me Pentarin

👉Gjithashtu mbetet e bllokuar dhe rruga që lidh fshatin Shirq me fshatin Darragjat ku lartësia e ujit shkon deri në 150 cm.

👉Shërbimi shëndetësor është në efiçencë të plotë.

👉I është dhënë shërbimi shëndetësor në familje rreth 30 pacientëve.

👉I gjithë stafi mjekësor është në gatishmëri për çdo urgjencë.

👉Është organizuar shërbimi shëndetësor në familje.

👉Situata momentalisht është nën kontroll dhe nuk kemi asnjë problem për sa i takon menaxhimit të urgjencave apo pacientëve me mjekim ambulator në banesë.

Falenderues ndaj stafit për punën e palodhur dhe plot sakrificë në kushte tejet të rënduara nga uji dhe temperaturat e ulëta të dy ditëve të fundit.

Bashkë do ia dalim.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor, Shkodër

Shpërndaje