Sindromi i ‘vitit zero’ po tenton të zhduk rrufeshëm plot nga peisazhi historik e memoria kolektive…

Shpërndaje

Nga Helidon Sokoli

Për europianistët e fb-së, në Evropë ka të paktën 3 dekada që po i jepet rëndësi ruajtjes së peisazhit historik e urban. Kështu, edhe në arealin tonē do të na ndihmonte për të lexuar gjurmët e shtresëzimet e vendbanimeve të shkuara në peizazh, të dokumentojë dhe ti interpretojmë ato.

Do të na lejojnte të rindërtojmë proceset që çuan në formimin e peizazheve aktuale dhe të kuptojmë më mirë dinamikat sociale të vendbanimeve që kanë prekur hapësirat urbane, rurale dhe më gjerë. Për fat të keq sindromi i ‘vitit zero’ po tenton të zhduk rrufeshëm plot nga peisazhi historik e memoria kolektive.

Ndaj, çdo projekt rijetëzimi, rikualifikimi, zhvillimi në territor me patjetër duhet të konsideroi vlerësimin e peisazhit, si pjesë integrale e kontekstit se ku do ndërhyet.
Pjesë të tëra të historisë, të materializuara në fragmente të tëra qyteti, ngjarjesh, personazhesh, duan të na i zhvasin, të na i privojnë, të mos jetë më pjesë e jona.

Ato jane arritjet tona gjatë periudhave historike. Janë arritjet e qindra dyerve dhe familjeve shkodrane, që mirëpritën në kapërcylle shekujsh ulqinak, krajane, podgriçane e dibrane, e sa e sa të tjerë, duke i dhënë mundësi që bashkarisht të shtojnë e zgjerojne qytetin.

Askush nuk ka të drejtë të na privoj atë çfarë prej shekujsh të parët tanë, arritën të ndërtojnë.
Të paktën për të na u dëgju zëri!

Shpërndaje