Sindikata e Shkodrës reagon për shpërblimet e mjekëve/ Tuka e Kaceri: Shpërblimi i mjekëve në QSH po bëhet selektiv…

Shpërndaje

Bashkimi i Sindikatave të Pamvaruara Shkodër ka denoncuar mos dhënien e shpërblimit të fundvitit për mjekët e qendrave shëndetësore.

Në një dalje për mediat Kreu i Bashkimit të Sindikatave Albet Tuka dhe ai i Sindikatës së Shëndetësisë Paulo Kaceri thonë se në disa qendra është dhënë dhe në disa të tjera jo.

Sipas tyre një urdhër i kryeministrit për mos përdorimin e fondeve të veçanta për shpërblimin e punonjësve i ka penalizuar ata. Sipas bashkimit të sindikatave të Shkodrës dhjetëra mjekë i janë drejtuar me peticion drejtuesve të tyre pasi ndihen të nënvlerësuar.

Shpërndaje