Si u perdor precedenti i Avni Rustemit per lirimin e vrasesit te Luigj Gurakuqit…

Shpërndaje

Nga Hasan Bello

Luigj Gurakuqi u vra nga kushuriri i tij Baltion Stamolla ne Bari te Italise me 2 mars 1925. Per kete u zhvillua nje proces gjyqesor i cili perfundoi njesoj si ai per vrasjen e Esat Pashes ne Paris. Keshtu, si i pandehuri Baltion Stamolla ashtu dhe avokatet e tij parashtruan perpara jurise te njejtat justifikime: se akti ishte kryer per arsye patriotike dhe per shkak te perpjekjeve te Luigj Gurakuqit per te organizuar nje kryengritje me mbeshtetjen e bolshevikeve, te cilet sipas tij i kishin dhene 400 mije rubla ar. Nje pretendim tjeter, sipas te pandehurit, ishte se L.Gurakuqi i kishte kerkuar te behej agjent revolucionar duke shpene e duke sjelle informacione ne kufi te Shqiperise. Por megjithe premtimin per nje pagese te majme, ai e kishte refuzuar kete propozim. Per kete arsye, L.Gurakuqi e kishte fyer me fjalet “i poshter” e “spiun” dhe e kishte goditur me bastun.

Ajo qe te ben pershtypje eshte mbrojtja qe parashtruan avokatet e Baltion Stamolles se vrasja ishte kryer per arsye patriotike, nga dashuria per atdheun dhe se duhej ndjekur e njejta procedure si gjykata e Parisit ndaj vrasesit te Esat Pashe Toptanit.

Sipas “Gazeta e Korces” e 12 shtatorit 1925, juria e konsideroi te pandehurin anormal nga ana mendore. Prandaj kryetari i gjyqit vendosi ta lironte.

Keto jane dy raste te ngjashme, kur historiografia shqiptare mban qendrime te ndryshme. Vendimin e gjykates se Parisit e quan te drejte, ndersa ate te gjykates se Barit per L.Gurakuqin te manipuluar./RealitetiPost/

Shpërndaje