Si të filloni biznesin tuaj/ 8 hapa të thjeshtë

Shpërndaje

Fillimi i një biznesi është një sipërmarrje sa e rëndësishme, aq edhe stresuese, sidomos kur nuk jeni të përgatitur ashtu siç duhet. Përapra se të ndërmerrni një hap të tillë, ju duhet ta keni shumë të qartë se duhet merrni përsipër risqe të ndryshme, të investoni në të një kapital të lartë, të investoni kohë dhe të punoni orë shtesë për t’i mbijetuar tregut dhe konkurrencës. Megjithatë, kjo eksperiencë mund të shndërrohet gjithashtu edhe në një prej eksperiencave tuaja më të bukura (nëse menaxhohet në mënyrën e duhur) dhe t’ju japë në kthim fitime që mund të shkojnë përtej pritshmërive tuaja.

Më poshtë do të lexoni 8 hapa të thjeshtë të cilët do t’ju vijnë në ndihmë në këtë drejtim. Ja se cilët janë ata:

·         Ide të qarta

Çfarë doni të shisni?

Nëse nuk mund t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, atëherë bëni mirë ta shtyni për më vonë krijimin e një biznesi, sepse kjo është një ndër pyetjet më të rëndësishme në fazën fillestare të një biznesi. Kurrë mos e filloni një biznes me një ide jo të qartë mbi produktin ose produktet që ju doni të shisni. Por mos u mundoni t’i ndërlikoni më kot gjërat. Mundohuni që të jeni sa më të thjeshtë. Në fazat e tjera të mëvonshme mund të mendoni dhe të keni kohë për të bërë të gjitha ndryshimet që i konsideroni si të domosdoshme.

·         Kërkim tregu

Përpara se të filloni një biznes, ju duhet të bashkëpunoni me një agjenci që merret me kërkime mbi tregun për të parë kërkesën që ka tregu për produktin apo shërbimin që ju do të ofroni. Ju duhet të përcaktoni gjithashtu edhe çmimin e produktit apo shërbimit që ofroni. Tregohuni shumë të kujdesshëm në këtë drejtim sepse çmimi është një ndër faktorët me ndikim më të lartë në suksesin e mëtejshëm të biznesit tuaj. Në fillim vendosni një çmim fleksibël për të tërhequr sa më shumë klinetë.

·         Emri që do t’i vendosni këtij biznesi

Hapi tjetër i rëndësishëm në krijimin e një biznesi nga zeroja është emri që ju do t’i venodsni atij. Edhe pse emri nuk ndikon në performacën e tij gjatë fazës fillestare, ai luan një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e organizatës apo kompanisë në një periudhë afatgjatë.

·         Logoja

Pasi të keni vendosur për emrin, bashkëpunoni me një agjenci të specializur për të krijaur logon e biznesit tuaj. Më pas aplikojneni atë duke e plotësuar brand maualin e kompanisë suaj me të gjithë elementët e tjerë si letrat me kokë, katëviziatat për secilin punonjës, etj…Këto detaje nuk është se kanë një ndikim të menjëhershëm në rritjen e shitjeve tuaja, por luajnë një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e një imazhi sa më profesional për biznesin tuaj.

·         Krijoni një faqe uebsaiti

Faqja e uebsaitit është shumë e rëndëishme për prezantimin e kompanisë suaj. Sa më e thjeshtë të jetë ajo në përdorim, aq më i lartë do të jetë edhe trafiku që ju do të gjeneroni.

·         Prezantojani të gjithëve

Në këtë fazë ne ju këshillojmë të filloni një fushatë e-mail marketing. Dërgojini të gjithë kontakteve tuaja një e-mail prezantimi mbi kompaninë tuaj. Ju mund t’i kërkoni atyre që t’ju japin feedback mbi logon, uebsaitin, produktin apo shërbimin që do të ofroni. Analizoni me kujdes çdo sugjerim të dhënë prej tyre dhe kushtojini vëmendje atyre që mendoni se ja vlejnë vërtet dhe më pas vazhdoni me ndryshimet përkatëse.

·         Filloni me shitjet

Ky është një prej hapave më të rëndësishëm në suksesin e përgjithshëm të kompanisë suaj. Cilësia she sasia e shitjeve në gjashtë muajt e parë, janë vendimtare sa i takon drejtimit që do të marrë më pas biznesi juaj. Investoni shumë në mediat sociale dhe provoni gjithçka të mundshme për të rritur shitjet.

·         Rekrutoni njerëzit e duhur

Në fazat e para të një biznesi, këshillohet që të punësoni numrin më të vogël të mundshëm të punonjësve. Një strategji e tillë do t’ju vijë në ndihmë sidomos në drejtim të mbajtjes së kostove në nivele sa më të ulëta. Pastaj, ju mund të përdorni edhe teknologji të cilat do t’ju ndihmojnë për të bërë një pjesë të konsiderueshme të punës suaj. Më vonë, ju mund ta mendoni seriozisht për të shtuar stafin e punonëjsve tuaj. Edhe këtu duhet të tregoni një kujdes shumë të madh, sepse duhet të punësoni personat e duhur në mënyrë të tillë që biznesi juaj të vazhdojë rrugën e tij drejt suksesit afatgjatë.

Shpërndaje