Si të dallojmë gripin e thjeshtë nga Covid-19?

Shpërndaje

Penumologia, Silvana Sadria në një lidhje direkte me “Shqipëria Live”, tregon për të gjithë qytetarët se si të dallojmë gripin e thjeshtë nga pandemia koronavirus.

E pyetur nëse është rritur numri i personave të cilat mendojnë se mund të jenë të infektuar, ajo përgjigjet:

“Po ka pasur. Që me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme fluksi ka rënë, por deri para dy ditësh ka pasur një fluks të shtuar”.

Por si të dallojmë gripin e thjeshtë nga koronavirus?

“Korona qëlloi në stinën ku jemi në gripin e zakonshëm të stinës. Korona ka të njëjtën simptoma si gripat sezonal. Për të bërë dallimin është e vështirë, por sigurisht ka shenja më agresive. Kush ka pasur kontakt me persona të ekzaminuar me koronavirus, këto janë më të dyshuar. Ky virus shfaqet me një kollë të thatë me tharje fyti por më e keqja është vështirësi në frymëmarrje. Nuk duhet të kemi panik dhe frikë se çdo simptomë që kemi është korona. Që të jemi të sigurt duhet të bëjmë test laboratorik”, shprehet Sadria.

“Periudha e inkubimit të virusit është 2 ditë deri në 14 ditë, dhe në këto ditë shfaq simptoma të ndryshme. Mundet që agresiviteti të jetë I madh dhe një person të ketë problem të rënda respiratore. Pjesa tjetër mund të ketë simptoma të varfra, mund të izolohen në shtëpi, gjithnjë duke qenë në kontakt me mjekun”, shton më tej pneumologia.

Eksperimenti nga doktori kinez se si të kuptojmë nëse kemi koronavirus në vetëm 10 sekonda, Silvana Sadria shprehet se këtë gjë nuk mund të thotë por ata që e kanë ndjekur këtë këshillë thjesht i kanë bërë një lloj fiskulture mushkrisë.

Nëse një pacient ka problem me frymëmarrjen , ja çfarë masash duhet të marrin:

“Pacientët që janë më shumë të rrezikuar janë pacientët kronikë, kjo periudhë nuk janë pa qëllim të gjitha masat drastike që janë marrë. Te jenë në shtëpi që të jenë të sigurt, duke qenë të kufizuar të mirëushqyer duke përdor lëngje me shumicë, kjo rrit imunitetin”, shprehet mjekja.

Penumologia, Silvana Sadria
Penumologia, Silvana Sadria

Top Channel

Shpërndaje