Tek Vllaznia ka nisur revolucioni. Rikthim tek suksesi eshte edhe slogani i klubit shkodran per sezonin e ardhshem. Synimi eshte rikthimi i nje Vllaznise pretendente dhe jo ne lufte per mbijetese.
Afrimi i sponsorit te ri Alban Xhaferi duket se ka ndikuar pozitivisht tek kuqeblute. Puna ka nisur menjehere dhe kuqeblute po behen gati per sezonin e ri.
Edhe pse nuk ka ende nje zyrtarizim, Matko Djarmati do jete drejtori i ri sportiv. Nje emer i njohur ne vendin tone. Nga ana tjeter, klubi i Vllaznise duket se do i besoje pankinen nje gjermani siç eshte Thomas Brdariç.
Ky i fundit ka mberritur mbreme ne Shkoder dhe menjehere sot ka zhvilluar takimet e para me drejtuesit e Vllaznise, ku nuk ka munguar edhe nje vizite ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne ditet ne vijim pritet edhe zyrtarizimi i tij ne krye te stolit kuqeblu.
Brdaric eshte ish lojtar i Kombetares gjermane. Ai e mbajti 8 herë veshur fanellen e kater here kampionëve të botës, duke shēnuar edhe nje gol. 45-vjeçari ka provuar te luaje si sulmues ne Bundeslige me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Wolfsburg.
Brdaric ka nisur karrieren si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura ne futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017.
Persa i perket merkatos, deri tani perfliten shume emra, por nuk ka asgje konkrete. Gjithsesi, tek Vllaznia ose me sakte tifozeria shkodrane besojne shume tek afrimi i sponsorit te ri Alban Xhaferi.
Ai ka premtuar per rikthimin e Vllaznise ne majat e futbollit shqiptar dhe tashme nuk i mbetet gje tjeter veç se te mbaje premtimin dhe me ne fund Vllaznia mund te shoh “dite me diell”, pas disa viteve zvarritje ne vendet e fundit te tabeles se klasifikimit. /RealitetiPost/