Si në mesjetë, vetëm 2 km larg shkodrës, fshati Bardhaj pa ujë të pijshëm…

Shpërndaje

Pa ujë të pijshëm prej 30 vitesh, fshati Bardhaj i njësisë administrave rrrethina edhe pse ndodhet vetëm dy km larg qytetit të shkodrës, banorëve i duhet të mbushin ujë me shishe dhe bidonë dhe ti transportojnë me karroca.

Katerina Qepuri, 72 vjeçe, ajo detyrohet çdo ditë që të mbushë ujë tek e vetmja çezme e fshatit dhe ta transportojë me karrocë një kilometër deri në shtëpi. Katrina thotë se është e veshtirë, veçanerisht në ditët me shi dhe borë.

Për banorët kjo çezme është luks, pasi 3 vite më parë ato mbushnin ujë rreth një orë larg, në Bardhanjor.

Nga ana tjetër ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizme prej 6 muajsh thotë se po punon për të furnizuar me ujë njësinë rrethina nepërmjet ujësjellëlsit të ri./RealitetiPost/

Shpërndaje