Si ndahen votat e qytetarëve në Shkodër: PD merr 7 mandate, PS 3. Tom Doshi “lë” pa deputet LSI-në…

Shpërndaje

Rreth 10 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ku të gjithë shqiptarët do të drejtohen në kutitë e votimit për të zgjedhur se cila parti dhe drejtues duhet t’i udhëheqë për 4 vitet e ardhshme.

Në sondazhin e katërt të IPSOS-Top Channel, rezulton se në qarkun e Shkodrës do të triumfojë aleanca PD-AN me 56.9% dhe do të marrë 7 mandate.

Ndërsa PS do të marrë 3 mandate, PSD, e drejtuar nga Tom Doshi vetëm 1 duke lënë kështu LSI pa asnjë mandat. Nëse bëhet një krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, kur PD mori vetëm 5 mandate, vihet re se në zgjedhjet e ardhshme, 1 mandat i PS dhe i LSI do t’i kalojnë opozitës për të arritur në 7 mandate.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin e katërt të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nga data 8 deri më 12 prill, janë intervistuar 1004 votues në qarkun e Vlorës dhe 1003 votues në qarkun e Shkodrës, ndërsa 90% e intervistave janë bërë përmes telefonit dhe 10% përmes panelit online të IPSOS.

Shpërndaje