Si mund të rikthehet futbolli? Pipero jep zgjidhjen më absurde në histori…

Shpërndaje

Pëllumb Pipero ka dhënë një sugjerim për futbollin. Mjeku i njohur i Spitalit Infektiv në Tiranë, thekson se vendosja e tamponëve gjatë stërvitjeve dhe ndeshjeve, nuk garanton se lojtarët nuk do të infektohen nga koronavirusi. Në një prononcim për RTSH Sport, ai tregon ndryshimin që duhet bërë.

Skuadrat do të hasin vështirësi në aspektin fizik, lojtarët kanë qëndruar për një kohë të gjatë pushim, por mjeku më i famshëm në Shqipëri ka një zgjidhje. Një duel mes skuadrave nuk ka nevojë të zgjasë më një orë e gjysmë, por vetëm 40 minuta!

Për ndeshjet me duket e vështirë për ta realizuar distancën fizike.Të gjitha masat që mund të merren, si bërja e tamponëve, nuk na sigurojnë që jemi 100% të painfektuar. Unë si mjek, mund të thoja që po, mund të lejojmë stërvitjen edhe ndeshjet, por janë një sërë masash që duhen marrë.

Duhet të respektojnë distancimin social, pasi mund të infektojnë pjesën tjetër të familjes. Mendoj se lojtarët mund ta përballojnë nga ana fizike. Po, përse mund të mos reduktohet koha e ndeshjes e të zhvillohen dy pjesë nga 20 minuta?”, përfundon Pipero. /abcnews.al

Shpërndaje