Si kontrollonin shqiptarët një nga rrjetet më të fuqishme të drogës në Itali ( EMRAT E ARRESTUAR)

Shpërndaje

Një tjetër aksion ndërkombëtar i zhvilluar në Itali ka shkatërruar një nga grupet më të mëdha të trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar ‘Tibus’ ka vënë në pranga 55 persona, raporton Vizion Plus,  të cilët ishin të përfshirë në trafik droge nga Vlora drejt Italisë dhe më pas në Gjermani. Ndër të arrestuarit 27 janë shqiptarë, 23 nigerianë dhe italianë. Mes tyre mësohet se janë tre gra. Pjesëtarët e rrjetit janë arrestuar nga Antimafia italiane me urdhër të Prokurorisë së Romës.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve të arrestuar janë nga qytetit i Vlorës. Edhe policia shqiptare gjatë orëve të vona të kësaj të hënë ka arrestuar 5 persona. Policia shqiptare kanë vëne ne pranga Rezart Elmazajn, Dionis Moskaj, Albano Juzaj, Ersild Nelaj dhe Zeqir Aliajn. Ndërkohë në kërkim është shpallur Andi Veshaj.

Mësohet se këta persona ishin pjesë e tre grupeve kriminale, njëri prej të cilëve i përbërë vetëm nga shtetas shqiptarë e dy grupe nigeriane.

Droga mbërrinte në Itali dhe më pas shpërndahej në pikat ku grupi kishte ngritur bazat ne disa qytete si në Xhenova, Parma, Modena, Breshia etj.

Marihuana, shton Vizion Plus, trafikohej me automjete të modifikuara e me autobusë. Lënda narkotike transportohej në pako jo më shumë se 1 kg.

Hetimet e operacionit “Tibus” kanë nisur në vitin 2018 ku janë sekuestruar afro 500 kg drogë me vlerë 2.5 mln euro.

Shpërndaje