Televizioni shtetëror kinez tha se Yi ishte shëruar por s’është ende optimal në të gjitha drejtimet. Ai mund të rrotullohet vetëm në shtrat, por gjithsesi e ka të vështirë të ecë vetë. Ai gjithashtu pranoi se ishte traumatizuar nga sëmundja.
“Kur erdha në vetëdije, u frikësova shumë. Kam pasur shpesh makth”, tha ai.
Ai shtoi se shpesh luftonte me kriza mendore dhe ngushëllohej nga mjekët dhe jepte këshilla.
Gjendja e doktor Hu është disi më serioze. Urologu kaloi 99 ditë në një shtrat spitalor, dhe mjeku i tij Li Shusheng thotë se është i shqetësuar për gjendjen mendore të Dr. Hu. Edhe ai ishte në terapi ECMO nga 7 shkurt deri më 22 mars dhe ishte në gjendje të fliste përsëri në 11 prill. Ai është akoma në njësinë e kujdesit intensiv.
Dr. Li gjithashtu ka një mendim pak më ndryshe; ai mendon se lëkura e këtyre dy mjekëve është errësuar për shkak të një ilaçi të caktuar që ata morën në fillim të trajtimit, por nuk specifikoi se cili ishte ilaçi. Një nga efektet anësore të këtij ilaçi është errësimi i lëkurës. Pritet që ngjyra e tyre e lëkurës të kthehet në normale pasi mëlçia e tyre të jetë rikuperuar. /tesheshi.com/