Shullazi dhe Dritan Dajti në Infektiv, rrethohet me policë QSUT…

Shpërndaje

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është rrethuar ditën e sotme nga efektivë të armatosur. Kjo situatë ka ardhur për faktin se prej disa ditësh është i shtruar aty, Dritan Dajti, i cili është infektuar me COVID-19.

Ndërkohë, po këtë të hënë u dërgua në QSUT për vizitë shëndetësore edhe Emiljano Shullazi. Raportohet se Shullazi ka shfaqur probleme shëndetësore por ende nuk bëhen të ditura më shumë detaje.

Emiljano Shullazi aktualisht po vuan dënimin nën regjimin e posaçëm 41 biss. Ai njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Shpërndaje