Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak, i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, e njoftuar për t’u zhvilluar me datë 16 qershor, me kërkesën e 29 këshilltarëve të Partisë Socialiste, është shtyrë për në datën 19 qershor, ditën e hënë, ora 11.30.
NJOFTIMI:
Këshilli Bashkiak Shkodër njofton mos – zhvillimin e mbledhjes së tij të PARË, të mandatit 2023-2027, të planifikuar ditën e Premte, datë 16 Qershor 2023, ora 11:30 dhe Thirjen e mbledhjes së tij të parë, ditën e HËNË datë 19 Qershor 2023, ora 11:00.
Mbledhja do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak.
Duke ju falenderuar,
S E K R E T A R
Denis LESHA