Shkon në 130 numri i të prekurve nga COVID-19 në qytetin e Shkodrës. Në 24 orët e fundit, nga mostrat e marra një ditë më parë, dy rezultuan pozitiv me koronavirus.
Mësohet se rastet e reja janë kontakte të personave të infektuaar më herët në Shkodër. Në ditë te fundit ka patur një rritje të numrit të rasteve aktive, ku tashmë nga Ministria e Shëndetësisë konfirmohen 19 të infektuar aktivë.
Pjesa më e madhe e tyre kryesisht janë të izoluar në banesa si shkak i gjendjes së mirë shëndetësore, ku nuk paraqesin simptoma.
Vetëm një person është i shtruar në spitalin infektiv në Tiranë ku po merr mjekimin nga mjekët atje. Ndërkohë, në Shkodër situata e krijuar duket e qetë dhe nën kontrollin e specialistëve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor.
Që prej fillimit të përhapejs së Pandemisë deri më tani janë testuar më shumë se 1400 qytetarë. Ndërkohë, vazhdon i pandërprerë hetimi epidemiologjok dhe testimi i kontakteve të afërta të personave që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 deri më tani.
Ndërkohë, si shkak i infektimit të dy sanitareve në Poliklinikën e Specialiteteve është bërë mbyllja e këtij institucioni deri ditën e hënë, ku pritet të përfundojë edhe procesi i dezinfektimit të ambjenteve.