Pas shtimit të shpejtë të rasteve me koronavirus në Shkodër, janë zhvillur edhe kontrolle te tjera sidmos në familjarët e atyre që janë infektuar më parë dhe që ndodhen nën kujdes shendetësor ose të karantinuar.
Nga 26 tampon, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në Shkodër.
2 familjaret e 80 vjeçares dhe infermieri i cili i sherbente prej muajsh, 1 anëtar i familjes nga Dobraçi dhe 2 anetarë të familjes nga Kirasi, të gjithë kanë rezultuar pozitiv. Kjo e çon numrin e të infektuarve në qarkun Shkodër në 48.
ISHP sot do të publikojë shifrat e reja në gjithë vendin. Zyrtarisht deri më tani janë 361 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri.