Temperaturat e larta më shumë prekin moshën e tretë. Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve Fatjon Hoxha thotë se për të mbrojtur të moshuarit janë marrë disa masa. Pranë shtëpisë së të moshuarve brenda ambjenteve nuk mungojnë sistemi i kondicionimit ndërsa janë reduktuar oraret e daljeve.
Hoxha thotë se mjeku i institucionit është në gatishmëri për të moshuarit në çdo shqetësim që ata kanë. Krahas orareve janë reduktuar edhe aktivitetet të cilat organizohen me shoqata të ndryshme.
Pranë shtëpisë së të moshuarve Shkodër janë 62 banorë resident të cilët marrin shërbim 24 orë.