Kryebashkiaku Bardh Spahia me datë 30 gusht priti grupin nismëtar për vendosjen e shtatores së Lekë Dukagjinit.
Ata burra që kishin marrë rrugen e kishin ardhë prej shumë larg, duhen respektuar pasiqë, kudo që jetojnë nëpër botë, nuk i harrojnë rrënjët e tyre shpirtërore e kulturore.
Duhen respektuar gjithashtu për mendimin e mirë që kanë për Shkodrën, si qyteti që priti, e mbajti gjatë historisë në gjirin e saj, jo vetëm shkodranët, e shqipëtarët, por edhe turq e italian, austriakë e arabë, venedikas e grekë, egjiptianë e rom, ballkanas te cdo etnije etj, etj.
E ky qytet që priti, e do presë gjithmonë , nuk ka sesi mos me pritë burrat e shqiptarisë, siç asht Leka, qoftë ai Leka i Madh (Aleksandri i madh), qoftë ai
Lekë Dukagjini (mbledhesi i ligjeve autentike te malësive tona, nuk po i them Kanun, sepse është fjalë turke), apo qoftë edhe Leka i Ametit të Zogollve (trashëgimtari i mbretit Zogu i parë)
E duke mendu mirë për Shkodrën këto burra mundohen, me i dhanë një dimension tjetër këtij qyteti historik, dimensionin e një ” kryeqyteti shpirtnor mbarëshqiptar” duke sjellë në Shkodër fisnikun e principatës së Dukagjinit, me qëndër në Ulpianë, e me dalje në Lezhë.
Gjer në këtë pikë Shkodra ndjehet e nderuar, por kur fillon të përcaktohet edhe vendi, se ku do vendoset ( te Teatri Migjeni) seç më lë një ndjesi të palezetshme… Më lë shijen e atyre që hidhnin gurët, në oborrin e tjetrit, e shkruanin në mur:” Xanë filan fisteku, vet i shtati vlla”
ose të atyne që në 97-tën e errët, dilnin në Taravicë me grabitë udhëtarët, ose të atyre që vritnin, e trazonin e trazojnë shpirtra njerëzish, e në fund u justifikonin me ” Kanunin e Lekës”
Jo zotëri të nderuar mos e trajtoni Lekën si gur shahu, për te justifikuar veprime te paligjeruara, Kanuni eshte vlere e patjetersueshme e Trashegimise shpirterore Shqipetare, por ne sot kemi ” Kushtetuten e Shqiperise, dhe me ligj nuk lejohet mbivendosja , dhe zevendesimi i saj me asnje ligj tjeter.
Jo zoteri se u beme gazi i botes, vijne mediat e huaja ne Shkoder, e bejne reportazhe mbi gjakmarrjen, vijne regjizoret e huaj, e bejne filma, per kete fenomen, mos u justifikoni, as me shtatoren e as me Kanunin e Lekes.
E ne qoftese do i beni “karshillek” shkodraneve, ta dini se ata kane ” Statutet e Shkodres” edhe me te mirehartuara se ata te Venedikut…
Jo zoteri mos ” Luani teater me Leken” e as me Shkodren./RealitetiPost/