Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës i cili është edhe këshilltar në asamblenë e New York-ut ka shpërndarë ditët e fundit maska dhe dezifektantë kundër koronavirusit.
Gjonaj në rrjetin social “Facebook” shkruan:
Faleminderit për të gjithë ushqimoret në zonën tonë dhe në qytet që bëni një punë të shkëlqyeshme. Sot u ndalova pranë një ushqimoreje pranë Kishës Baptiste dhe dhurova shumë maska.
Më herët ai kishte bërë me dije se i kishte dhuruar një qendre komunitare dezifektant duarsh, kundër përhapjes së Covid-19.
Sot vizitova Qendrën e “Vjetër të Rrugës RAIN Boston Road” dhe dhurova dezifektant duarsh.
CDC rekomandon përdorimin e dezifektantit të duarve për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, shkruan Gjonaj.
Mark Gjonaj, 52-vjeç ka lindur në Bronks dhe ka jetuar atje gjatë gjithë jetës. Prejardhjen e ka nga Ulqini ku familja e tij është shpërngulur para shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. / KultPlus.com