Shqiptarë, mos u ndjeni fajtorë. Terroristi nuk ka kombësi, ai është thjeshtë një vrasës!

Shpërndaje

Nga Mentor Kikia

Një valë “pezmi” shikoj kudo në postime në rrjet, meqë njëri nga terroristët që bënë masakrën në Vjenë qenka një shtetas austriako-maqedonas, me origjinë shqiptare nga Tetova.
Qetësohuni, nuk ka pse të na kapë ndjesia e fajit kolektiv, për të qenit shqiptar.

Një terrorist është një terrorist. Ai nuk ka as pasaportë, as kombësi, as atdhe, as fe.. Ai ka vetëm një ideologji, ideologjinë e dhunës. Ka terroristë me pasportë amerikane sa të duash, kishte në ISIS shtetas britanikë sa të duash, italianë po e po, e gjermanë gjithashtu.

E liga është e ligë. Neve na mbetet vetëm ta dënojmë dhe të bëjmë gjithëçka që kemi në dorë që ajo të mos futet mes nesh. Të mos lejojmë që feja të shndërrohet nga mjet paqeje, në armë lufte.

Këtë po, e kemi për detyrë ta bëjmë.

Shpërndaje