Shqipëria zë vendin e 7 mes 10 kombësive në botë që kanë kërkuar azil në vendet e Bashkimit Europian në shtator të vitit 2021.
Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit njofton se në total janë depozituar 71.200 kërkesa në vendet e Bashkimit Evropian, por 2100 kërkesa janë bërë nga shqiptarët.
Në vend të parë renditen shtetasit nga Afganistani me një shifër më 17.300, ndërsa në vend të dytë shtetasit nga Siria me 9100 kërkesa.
Për shtatë vjet me radhë, Siria kishte numrin më të madh të kërkesave për azil të paraqitura në vendet e BE-së, por zhvillimet e fundit politike në Afganistan, detyruan një pjesë e madhe e popullsisë të shpërngulej, duke rritur kërkesat për azil.
Rreth 3000 aplikime u depozituan nga të mitur të vetëdeklaruar të pashoqëruar, që përbëjnë 4% të aplikimeve në total.
Kërkesat për azil:
Afganistani 17.300
Siria 9.100
Turqia 3.000
Iraku 2.900
Bangladeshi 2.800
Pakistani 2.700
Shqiptaria 2.100
Venezuela 1.800
Gjeorgjia 1.700
Tunizia 1.700