Shqipëria në karantinë, sot liridalje deri në 11:00 vetëm për pensionistët

Shpërndaje

Pensionistët do të kenë sërish mundësinë sot të dalin deri në orën 11:00 për të shëtitur, ndërkohë që të tjerët do të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese ndaj përhapjes së COVID-19.

Kryeministri Edi Rama tha dje pasdite se sërish gjyshërit dhe të moshuarit do të kenë mundësi të lëvizin, vetëm, deri në orën 11:00. Por të gjithë qytetarët e tjerë nuk mund të dalin deri të hënën pasi asgjë nuk është e hapur, as dyqane e as farmaci.

“Është e domosdoshme që pensionistët t’i lehtësojmë, nesër është dita e tyre në gjithë Shqipërinë. Në zonat tuaja të gjelbra, do e kenë lirinë deri ne 8 e 30 edhe gjatë javës, s’do dalë njeri tjetër, do dalin vetëm ata, por jo domino edhe të tjera, sepse rrezikojnë jetën”, tha Rama dje.

Shpërndaje