Shqipëria, destinacioni më premtues i Europës Juglindore në vitin 2023…

Shpërndaje

Turizmi në Europën Juglindore pritet të lulëzojë, pasi interesi për këtë destinacion ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Lajmi u raportua New Deal Europe (NDE), një platformë turistike dhe tregtie për Ballkanin dhe Europën Juglindore, e cila thotë se rajoni po sheh rritje të interesit për investime në hotele dhe resorte, pasi turistët po ndërgjegjësohen më shumë për rajonin si një destinacion të ri turistik.

“Ballkani po lulëzon.

Është një nga rajonet e fundit ekzotike të Europës, por gjithnjë e më shumë njerëz po interesohen sepse ka një larmishmëri të madhe, nga Alpet në Egje, ofron kulturë, bukuri natyrore, plazhe, male, kulinari, verë dhe ski.”, vuri në dukje bashkëthemeluesi i NDE, Tim Murn.

Kompania do të mbajë takimin e saj vjetor të tregtisë më 24 mars, i cili lidh furnitorët e turizmit nga të gjitha vendet e Ballkanit; Greqia, Moldavia, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Sllovenia, Bosnjë-Hercegovina dhe Shqipëria.

Për më tepër, rajoni ofron vlerë të madhe për investime, veçanërisht për vendet jashtë BE-së, ku Shqipëria është një nga destinacionet më premtuese. Interesi për këtë vend është rritur veçanërisht te britanikët, pasi nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë drejtohen mbi tetë fluturime në ditë.

Shqipëria ka tregues të fortë për një industri të madhe turistike dhe mund të jetë po aq e suksesshme sa Greqia, vendi fqinj i saj. Më parë, Greqia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar marrëdhëniet, veçanërisht në fushën e turizmit.

Të dy vendet u zotuan të promovojnë destinacionet dhe të rrisin numrin e turistëve që vijnë.

Vendimi vjen pas takimit mes ministres së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro dhe Presidentes së Organizatës Kombëtare Greke të Turizmit (GNTO), Angela Gerekou, e cila theksoi se sa e rëndësishme është ruajtja e identitetit të të dy vendeve në industrinë e turizmit.

Shqipëria pati një vit rekord në 2022, me shumë grupe të rëndësishme hotelesh që konsideruan vendin për të investuar.

Nga ana tjetër, Sllovenia është një nga destinacionet më të mira për turizmin ekologjik, ku vendi ka mjaft përvojë në turizmin e gjelbër.

Përveç kësaj, Moldavia është shtuar së fundmi në platformë, pasi vendi është i mrekullueshëm për adhuruesit e verës, siç theksoi themeluesi i NDE. / Schengen Visa

Shpërndaje