Shqipëria, “delja e zezë” në arsim – Raporti i “Friedrich Ebert”, disa rekorde negative në rajon

Shpërndaje

Një raport i publikuar së fundmi nga fondacioni “Friedrich Ebert” për vendet kandidate dhe ndryshimet sociale, e ilustron Shqipërinë si “delen e zezë” të rajonit sa i përket arsimit, por sidomos diferencës mes të pasurve dhe të varfërve, po në drejtim të arsimit.

Në thuajse çdo indikator, paçka se disa janë të papërditësuar, Shqipëria mban rekord.

Me vetëm 23.5% të atyre që janë të moshës 30-34 vjeç që kanë arsim të lartë, Shqipëria është e fundit në rajon, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian fiksohet në rreth 40%. Një tjetër indikator tregon se, vetëm 1% e 20% më  të varfër të popullsisë ka ndjekur të paktën 2 vjet arsim të lartë.

Për 20% më të pasur të popullsisë, kjo normë ngjitet në 59%, thotë raporti. Norma prej 1%, por sidomos hendeku në arsim mes të varfërve dhe të pasurve, na japin sërish rekordin më negativ në rajon, sipas këtij raporti.

Një tjetër e dhënë tregon se, Shqipëria ka normën më të lartë të atyre mes 18 dhe 24 vjeç, që braktisin shkollën, në thuajse 20%. Asnjë vend tjetër në rajon nuk ka një normë kaq të lartë në këtë indikator.

/ SCAN/

Shpërndaje