Shprehu mbështetjen për Palestinën, Mainz i ndërpret kontratën, futbollisti ngre padi ndaj klubit gjerman…

Shpërndaje

Mainz ndau rrugët me Anwar El Ghazi disa javë më parë pasi mesfushori holandez shprehu publikisht mbështetjen e tij për Palestinën në luftën kundër Izraelit.

Në fakt, anësori kishte deklaruar pozicionin e tij në rrjetet sociale dhe ishte tërhequr nga klubi gjerman, por asnjëherë nuk u pendua për fjalët e thëna.

Bashkëpunimi zgjati pak më shumë se një muaj dhe duket se gjithçka do të përfundojë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Ish-lojtari i PSV-së, siç raporton Bild, ka vendosur të ngrejë padi kundër klubit dhe gjyqi me gjasa do të zhvillohet në dhjetor.

El Ghazi, pasi ka luajtur zyrtarisht për skuadrën gjermane dhe më parë për PSV-në, nuk do të mund të regjistrohet nga një klub tjetër nga gushti deri në qershor.

Shpërndaje