Shpërthimi në banesën e gjyqtarit, reagon policia e Shkodrës…

Shpërndaje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Shpërndaje