Lirimi i tre shtetasve Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta erdhi për shkak se kanë mbaruar afatet e mbajtjes në paraburgim, por edhe se gjatë rrugës që nga momenti i arrestimit janë zbutur akuzat ndaj tyre.
Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Fillimisht Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.
Për Endri Çopjen vepra penale është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasjen”, ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja, kurse Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër.
Ky atentat u pasua me një seri vrasjesh dhe zhdukje personash në qytetin e Shkodrës.