Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 11 dhjetor 2022, në zonën e Komunës së Parisit, Tiranë.Bëhet fjalë për një biznes në pronësi të një shtetasi nga Kukësi dhe banor në të njëjtin qytet, por që prej disa kohësh kishte në posedim edhe biznesin në Tiranë, pranë kompleksit Kikia 2.
Burime policore bëjnë me dije se ndaj këtij shtetasi është bërë edhe më parë një veprim i tillë, por fatmirësisht në të dyja rastet nuk ka patur dëmtime në njerëz.
Shpërthimi i fundit ka ndodhur dje rreth orës 04:00 të mëngjesit, dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël lënde plasëse që është vendosur dhe ka shpërthyer pranë biznesit.
Hetuesit që po merren me rastin paraprakisht kanë dyshime për ndonjë konflikt që pronari mund të ketë patur, dhe eksplozivi ka qenë për ti dhënë një mesazh.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë pranë zonës ku ka ndodhur ngjarja për të zbuluar nëse ështl fiksuar ndonjë moment i lëvizjes së autorit/ëve që do ti ndihmonte hetuesit për zbardhjen e identitetit të tyre. Policia ende nuk ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen.