“Shpërthen” gazi, 90 lekë për litër, qytetarët ankohen: Duhet ikur nga ky vend…

Shpërndaje

Gazi i lëngshëm për ngrohje kohët e fundit ka pësuar një rritje të lartë duke u blerë në treg me 88 lekë për litër. Rritje po ashtu ka pësuar edhe nafta, ndërsa për qytetarët shtrenjtimi është i papërballueshëm, duke kërkuar nga qeveria marrjen e masave.

Rritja e gazit prej ditësh tashmë ka shkuar në 88 lekë. Kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët, të cilët e përdorin gazin për gatim apo ngrohje.

“Gazi është rritur, nafta është rritur”.

Por ashtu si gazi rritje ka pësuar edhe nafta duke dyfishuar shpenzimet e qytetarëve.

“Duhet ikur nga ky vend.”

“Me rrogat që janë këtu nuk jetohet.”

“Nafta mos pytet, gazi më keq. E kam ble makinën me kursye naftën dhe më ka shkuar më shtrenjtë se me pas me benzinë.”

Thirrja shkon për vëmendje, pasi me rritjen e karburantit dhe çmimeve jetesa është tejet e vështirë.

“Qeveria të vërë dorën në kokë dhe ta shohë ku është populli.”

“Qeverisë i them të mos i ngrejë më çmimet, në Kosovë më lirë.”

Çmimi i karburanteve ka ndryshuar në të gjitha pikat e shitjes, ndërsa jashtë kamerave tregtarët thonë se kjo ka ardhur si pasojë e rritjes së taksave.

Shpërndaje