Shpallet në kërkim kujdestarja e një konvikti në Shkodër, goditi me sende të forta një 65 vjeçare…

Shpërndaje

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen R. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata, për vepën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Vijon puna për kapjen e 48-vjeçarit.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 53 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen F. Sh., 55 vjeçe, banuese në Shkodër, që lëvizte me biçikletë.

-Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetas 27 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrjetin social “Tik Tok” janë hapur disa adresa fiktive me emrin e tij dhe me tekste fyese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje