Skuadrat që kanë mbetur në garë në Ligën e Kampioneve do të njohin sot kundërshtarët që do të kenë përballë në ndeshjet e mbetura deri në finalen e majit të turneut më të famshëm për klube në kontinent. Sfida që do të dhurojnë përplasje spektakolare e padyshim emocione të shumta, pasi ekipet në garë janë ndër më të njohurat e turneut,
Në garë janë fituesit në fuqi të turneut në vitet e fundit si Bajern Mynih, Liverpul e Real Madrid, por edhe surpriza si Porto që eliminoi Juventusin duke dhuruar të papriturën më të madhe të turneut.
Shorti i çerekfinaleve ka dhuruar dy përplasje “bombë”, pasi janë përsëritur finalet e viteve 2018 dhe 2020. Real Madrid do të përplaset përsëri me Liverpulin të cilin e mposhti në finale tre vite më parë, ndërsa Bajern Mynih do të vihet kundër PSG-së, të cilën e mposhti në finale në edicionin e kaluar.
SHORTI
Çerekfinalet
Mançester Siti-Borusia Dortmund
Porto-Çelsi
Bajern Mynih-PSG
Real Madrid-Liverpul
Gjysmëfinalet
Bajern Mynih-PSG / Mançester Siti-Borusia Dortmund /
Real Madrid-Liverpul / Porto-Çelsi