Vllaznia, ashtu si të gjitha skuadrat shqiptare, mësoi dje skuadrën kundërshtare në raundin e parë kualifikues në Conference League. Shorti u tregua “dashamirës” me shkodranët të cilët do të përballen me një skuadër më të lehtë në letër, Landfield të Irlandës së Veriut.
Trajneri Migen Memelli dha një prononcim të shkurtër në konferencën për shtyp nga klubi ku vlerëson kundërshtarin por sipas tij, primare është konsolidimi i skuadrës.Skuadra nga Irlanda e Veriut është me e titulluara në vend me plotë 56 tituj kampion të fituar dhe 44 Kupa. Aktualisht vlera e skuadrës kap shifrën e 3.29 milionë euro e thënë ndryshe 1.14 milionë euro më pak se Vllaznia.