Shoqëria që harron të shkuarën/ Ermal Hasimja prezantoi në Shkodër veprën e tij të parë “E shkuar e pakryer”…

Shpërndaje

Pedagogu i njohur Ermal Hasimja u prezantua në Bibliotekën “Marin Barleti” me një profil të ri.

Libri “E shkuar e pakryer” që u promovua së fundmi në Shkodër është i pari për të. Vepra bazohet në historinë e vërtetë të gjyshes së tij që ndahet për 44 vite nga familja në Gjakovë për shkak të regjimit.

Në libër trajtohen disa aspekte, por ai i harresës është bashkëshoqëruesi kryesor i tij. Harresa që vjen nga sëmundja e personazhit  kryesor duket se krijon analogji me harresën e një shoqerie ndaj të shkuarës së vet.

 Në këtë pikë autori ka edhe një mesazh për të rinjtë.

Ermal Hasimja njihet për angazhimin e tij  politik në të kaluarën dhe atë akademik sot e kësaj dite, ndërsa përvoja e re si autor libri i jep një dimension tjetër figurës së tij.

Shpërndaje