Në një konferencë për shtyp shoqata kombëtare e të verbërve deklaron se qeveria ka përjashtuar 13 500 personat e verbër edhe nga shpërblimi I fundvitit, cka sipas tyre përbën një akt diskriminues në rraport me grupet e tjera të margjinalizuara.
Të verbërit ankohen se nuk kanë marrë ende pagesën mujore të paaftësisë, ndryshe nga sa ka deklaruar ministria e financave për këtë shtresë të margjinalizuar. Por për kreun e shoqatës së personave të verbër Ardian Hysa ka zona ku vonesat në pagesa llogariten me muaj.
Në deklaratën për mediat përfaqësuesi i të verbërve akuzon qeverinë për diskriminim ndaj komunitetit të personave që nuk shikojnë e që sipas tij është I vetmi ndër grupet e margjinalizuara që nuk do të marrë shpërblim për festën e fundvitit.
Hysa shkon dhe më tej duke pretenduar se të gjitha qëndrimet e qeverisë ndaj të verbërve nuk janë rastësi dhe se ato janë kritikuar nga organizata e kombeve të bashkuara.
“Problemi I vonesës së pagave të personave me aftësi të kufizuar është një histori e vjetër që arriti kulmin në fund të vitit 2013. Qeveria e majtë e sapoardhur në pushtet akuzoi ish qeverinë berisha se I kishin harxhuar paratë në fushatën elektorale duke lënë për muaj të tërë pa paga personat pak. Vetë kryeministri rama në dhjetor të atij viti premtoi shlyerjen e plotë të borxhit ndaj këtij komuniteti të vuajtur si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit duke nisur nga janari 2014”, tha Hysa.