Shkon në 18 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, ndërron jetë një 67-vjeçar nga Tirana

Shpërndaje

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 67-vjeçar nga Tirana i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv Ai ishte prej 6 ditësh i intubuar, duke e çuar në 18 numrin e viktimave me koronavirus në Shqipëri.

Informacioni u bë i ditur nga komunikimi për mediat nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ju informojmë se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një pacient 67 vjecar nga Tirana, i konfirmuar me COVID-19. Pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda spitalit Infektiv. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67 vjecari ka ndërruar jetë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit. Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri.”, tha specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.

Shpërndaje