Këta nxënës të shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” të Shkodrës po ndjekin programin “Duart punëtore të artit dhe zejeve”. Ai është pjesë e orëve të “shkollës, qendër komunitare”. Mësuese Flutra Boshti ndjek plot përkushtim ecurinë e grupit të saj në realizimin e punëve të dorës.
Nxënësit mësojnë teknika të reja të punës me gjilpërë, grep dhe shtizë. Orë të tilla kanë karakter edukues por edhe zbavitës.
Interesi për “Arte dhe zeje” është në rritje, por zhvillimi i tyre pas procesit mësimor krijon vështirësi me transportin e nxënësve që jetojnë në distanca më të largëta.
Punimet e krijuara nga nxënësit shërbejnë për të zbukuruar kënde të ndryshme të shkollës. Në jo pak raste, ato janë bërë pjesë e panaireve dhe ekspozitave të ndryshme të organizuara nga vetë shkolla.