Shkoi për vizitë në Theth, bie në greminë efektivi i RENEA-s (Emri)

Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin, ku një efektiv i forcave RENEA ka rënë në greminë nga një lartësi e konsiderueshme, dhe është e vështirë nxjerrja e tij për shkak të terrenit. Burime bëjnë me dije se ai ka dëmtuar të dyja këmbët, efektivi është identifikuar si Bledar Beluli.

Forcat e policisë dhe RENEA është nisur drejt vendit të ngjarjes, dhe pritet ndërhyrja nga ajri për shpëtimin e tij.

Ai i ka ngecur në malin e Zorgjit, e cila është një zonë shumë e rrezikshme dhe e thepisur.

Sipas burimeve Beluli ka qenë si vizitor në këtë zonë, dhe jo me mision.

Shpërndaje