Shkodranët i rikthehen bibliotekës, më bibliotekën “Marin Barleti” rreth 80 lexues në ditë

Shpërndaje

Shkodranët i janë rikthyer bibliotekave pas gati një vit larg tyre. Në bibliotekën “Marin Barleti” numri i lexuesve në ditë shkon në 80, teksa drejtori i saj thotë se gjatë pandemisë ky institucion është pasuruar me botime të reja.

Ende Shqipëria ashtu si pjesa tjetër e botës është larg të kthyerit në normalitetin e plotë. Megjithatë shumë sektorë kanë nisur të hyjnë në shinat e tyre, e bashkë me to nuk rri pas arti e kultura. Në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës kanë nisur të rikthehen lexuesit, ata qe munguan prej muajsh, ku trendi mesatar shkon në 80 në ditë.

“Me zbutjen e masave ndaj pandemisë ka një rritje të numrit të lexuesve që janë të pranishëm në biblotekën tonë. Janë aktivizu sallat e leximit. Natyrisht në zbatimin e masave të Covid-19’– shprehet Maxhid Cungu, drejtor i bibliotekës.

Muajt e mbylljes shërbyen që ky institucion ti shfrytëzonte për t`u pasuruar me botime ëe reja dhe gjithashtu të nisë digjitalizimin.

“Kemi marrë rreth 400 tituj por edhe libra të rinj.

Biblioteka publike “Marin Barleti” është themeluar në vitin 1931 dhe ka mbi 250 mijë volume me më shumë se 72 mijë tituj./oranews/

Shpërndaje