Shkodra turistike/ Vizitorët vlerësojnë pedonalen, muzetë dhe objektet e kultit…

Shpërndaje

Turistë të shumtë ndeshen në rrugët e qytetit këtë fillim pranvere. Të pyetur ata tregojnë se janë të mahnitur nga qyteti me pedonalen,kishat dhe xhamitë të cilat ndodhen vetëm disa metra larg njëra-tjetres, apo edhe muzetë e qytetit.

“Është hera e pestë që vij në Shkodër dhe jam shumë i lumtur. Unë jam nga Kroacia. Më pëlqen shumë pedonalja, kishat dhe xhamitë në të njëjtin vend, por edhe muzetë. Kam vizituar Tiranën, Krujën. Pas Shkodrës do të shkoj në Mal të Zi. Vërtet bukur gjithçka. Do të rikthehem sërish, sepse ne organizojmë ture me amerikanë dhe kroatë për të vizituar Ballkanin.

-Unë vij nga Kalifornia. Është hera e parë që vij në Shkodër. Më pëlqen shumë. Mendoj që do të kem shumë pika për të pare, pasi guida ka përcaktuar disa muze, liqenin dhe qendrën e qytetit.

Edhe unë jam nga Kalifornia. Është hera e parë që po ndaloj në këtë qytet. Duket me arkitekturë fantastike, më pëlqen”, – shprehen vizitorët.

Për numrin dy të Bashkisë Shkodër, Rudin Beka, turizmi është i fokusuar në 3 shtylla, detar, muzeal dhe atë malor.

Këtë vit, Bashkia Shkodër synon të mos ketë fasho sezoni duke e kthyer kështu turizmin në 365 ditë.

Shpërndaje