Me thirrjen “Duam Drejtësi”, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar do të zhvillojë sot në orën 13:00, protestën e radhës në Shkodër, përballë Teatrit Migjeni.
“Të shtunën Shkodra na mirëpret. Protestë, – njofton Aleanca. – Në ora 17:00. Teatri Migjeni do të jetë “agoraja” jonë. Demokracia nuk është dhuratë, demokracia është kusht. Vendos. Duam drejtësi.”
Artistët e Teatrit Migjeni të Shkodrës qenë të parët që mbështetën protestën e artistëve dhe qytetarëve ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar. Ata dolën përpara godinës dhe mjeshtra të vjetër të skenës e kryesuan revoltën e tyre.