Pas rritjes së madhe të rasteve më Covid-19, Shkodra ka marrë masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve.
Ndërkohë nga dita e nesërme tregu pranë Merkatës së Rusit do të tregtojë duke alternuar numrat e vendshitjeve një ditë numri tek dhe një ditë tjetër numri çift.
Në tregun Zdrale ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg.
Ndërsa të gjitha subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet respektimi i masave higjieno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit.
Njoftohen të gjithë banorët e Shkodrës:
1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:
A. Në tregun pranë Merkatës së Rusit.
Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregtojnë sipas radhës më poshtë:
1. Një ditë tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregtarët që kanë kontratë për hapësirë tregtimit të shënuar me numër tek.
2. U kërkohet të gjithë tregtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
B. Në tregun Zdrale
1. Ndalohet tregtimi dhe hapja e tregut për një periudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Kërkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.
C. Të gjithë subjekteve tregtare në Shkodër u kërkohet:
• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambientet e tregtimit.
• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.
• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klientët.
• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.
D. Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.
E. Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vetjake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjes së autorizuar për kryerjen shërbimeve për familjen.
F. Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen.
G. Në rast mos zbatimi të këtij vendimi Bashkia Shkodër do të veprojë me masat administrative përkatëse.