Shkodra pa kursi biçikletash, disa vullnetarë marrin nismën dhe bëjnë thirje…

Shpërndaje

Po nuk u vu dorë sot , Shkodra e biçikletave do të jetë përallë nga e kaluara!

Kush ka ardhur në Shkodër duhet ti përshtatet traditës së bukur të bicikletave dhe jo anasjelltas !

Shkodra njihet në botë si qytet i bicikletave, është frymëzim për vëndin tonë, për qytetet tona.

Këtu pedalon i madh dhe i vogël prej një shekulli. 15.000 çiklistë, sot Shkodra nuk ka një metër korsi të mbrojtur.

Në fije të perit pedalojnë me shkathtësi shkodranët, por për fëmijët, për familjarët, për të moshuarit nuk ka siguri dhe siguria është jeta.

Të kesh traditën dhe kulturën që ka Shkodra është pasuri. Ta mbash , do punë përditë.

Qyteti i biçikletave do rrugë të mbrojtura për bicikleta! Tradita të vazhdojë! Ndryshe me kohën do të themi këtu na ishte dikur qyteti I bicikletave.

Vizitorët e huaj vijnë në Shkodër për një shëtitje me bicikletë në qytet apo buzë liqenit . Por Shkodra nuk ka asnjë metër infrastrukturë biciklete. Vetë bizneset duhet ti kërkojnë korsitë për turizmin e bukur me bicikleta në Shkodër.

Komuniteti, qytetarët , të rinjtë, ciklistët e Shkodrës duhet ti kërkojnë zëlartë korsitë. Nëse qtyteti vendos për korsitë, korsitë bëhen në pak kohë dhe janë përgjithmonë.

Bashkia duhet ti shërbejë qytetarëve, ti mbrojë nga rreziku dhe aksidentet me makina duke bërë urgjentisht korsi të mbrojtura për qytetarët shkodranë.

Deri sa institucioneve ti vijne shikimi dhe dëgjimi , KUJDES bicikletat filloi! Duhet te vazhdojë me pedalime dhe protesta të ciklistëve deri sa te fitojmë korsi të mbrojtura.

Ne do mbështesim cdo nisëm për korsitë e bicikletave, për sigurinë e ciklistëve.

Shkodra Humorin e ka dhe nga bicikleta!

Që brezat të vazhdojnë traditën sot duhen korsitë e mbrojtura!

Korsitë në Shkodër sigurojnë familjarët, fëmijët, të moshuarit të pedalojnë si një lumë në shtratin e tij.

Qytetarët e Shkodrës vendosin! EKO MENDJE

Shpërndaje