Shkodra pati rritje të numrit të vizitorëve vitin e shkuar.
Përgjegjësi i Sektorit të Parqeve Arkeologjike Helidon Sokoli, pohon se 2021 kishte afro 70% më shumë turistë se në 2020.
“Kalaja e Shkodrës e mbylli vitin 2021 me rreth 52 mijë vizitorë”, tregon Sokoli.
Kjo rritje pozitive vjen pasi shumë agjenci të huaja, sidomos ato nga Mali i Zi e kanë futur Shkodrën në paketat e tyre.
“Shkodra është futur në turet e tyre gjysmë ditore dhe kryesisht janë turistë nga vende të evropës qendrore”, tregon Helidon Sokoli.
Viti 2022 do të jetë i rëndësishëm për zonën muzeale të qytetit e cila pritet të përfshihet nga nisma e re e rijetëzimit.