“Shkodra në pranverë vezullon paqe, liri dhe pak tangerllek”…

Shpërndaje

Nga Fabian Zhilla

Shkoderloce!

Tashme e konsideroj si pjese te ritualit tim clodhes nje vizite ne Shkoder. Sa here qe vije do marre dicka nga ky qytet.

Shkodra ne pranvere vezullon paqe, liri dhe pak tangerllek.

E vura re ne porosine qe bera ne nje restorant. Sapo me lexoi qe vija nga Tirana dhe fillova porosine, kamarieri diku tek te 60-tat, mermeriste pas cdo porosie qe i jepja. I dukesha si gjynaqar. Kur porosita “tave krapit”, u cel. Me pyeti dy here rresht “tave krapit” zotni. Po i kthehem une. Qe prej atyhit kamarieri rriti shkallen e vleresimit dhe filloji te mermeriste me pak.

Xhiro ne pedonalen e Shkodres eshte sikur po e viziton qytetin per dasem. Ka vetem rini dhe mezi gjen vende brenda neper kafe apo embeltore.

Nese do t’i besh qytetit vizite per xhenaze, futu pak me thelle, mbas vijes se pare te pallateve, dhe do shohesh sesi shtepite e vjetra te rrenuara po qajne mortin e historise se qytetit.

Lirine ne Shkoder e ndjen kudo dhe ky virtyt eshte karakteristike e qytetit. Por kete liri kete here e ndjeva edhe tek kafshet. Nuk kam pare qen qe shijojne lirine si ne qender te Shkodres. Te medhenj, te bukur dhe qe te ndjekin dhe te bejne shoqni kudo qe shkon.

Lirine shkodrane e shikon dhe tek bravat e celsave. Veshtire se gjen nje qe punon mire. Ne nje shtepi qe mora ne qender te qytetit, dyert e shtepise e kishin zor te madh kycjen. Anti-komunizmin ne Shkoder e gjen edhe ne celsin e shtepise. Vetem ne Shkoder:)

Shpërndaje