Teksa në Shkodër janë regjistruar deri më tani 99 raste me koronavirusi, sot janë dërguar edhe 27 mostra të tjera ku pritet përgjigja e analizave.
Nga të dhënat që vijnë nga Shkodra, mësohet se sot kanë ardhur edhe 9 shtetas të tjerë, të cilët janë akomoduar në Konviktin “Luigj Gurakuqi”, duke shkuar në 13 numri i personave të akomoduar për vetëkarantinim.
Sipas raportit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të këtij qarku, mësohet se 13 persona ndodhen në konviktin e shkollës së Tamarës, në Malësi të Madhe, ku gjithsejta janë rreth 26 të akomoduar.
“Sot janë larguar 6 personat që e kanë kryer karantinimin ne Hotel Cavaliero, duke zbatuar të gjitha procedurat dhe rregullat që parashikon udhëzimi i përbashkët i të dy ministrive.
Nga të gjitha bashkitë dhe inspektoriatet ka vijuar puna për shpërndarjen e ndihmave, dezinfektimet e objekteve, trotuareve, kontrolleve dhe monitorimeve të tregjeve.
Nga KMC, vijon ndjekja dhe monitorimi i situatës në të gjithë territorin e Qarkut, nën drejtimin e të deleguarit të KNEC, Zv. Ministrit të Brendshëm, Z. Lamallari”, thuhet në raport.