I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë tha se qeveria ka vërë vetëm deklarata për momentin në lidhje sipërmarrjen në vend.
Ai u shpreh se me përballimin e situatës për sa i përket impaktit në ekonomi, qeveria mendon, qeveria vepron, qeveria servir dhe ne duhet thjeshtë të pranojmë atë që qeveria servir.
Shkodra shtoi se paketa e dytë e qeverisë për sipërmarrjen, pas asaj sociale, duhet të ishte futur një javë më parë për të qetësuar tregjet, investitorët dhe konsumatorët.
Shkodra: Impakti në ekonomi, qeveria mendon, qeveria vepron, qeveria servir, kjo nuk është zgjidhjaShkodra: Për momentin nga qeveria kemi vetëm deklarata, jemi duke pritur nëse do të ketë ndonjë takim virtual me ne për të diskutuar, qoftë edhe një draft. Fatkeqësia që po ndodh me përballimin e situatës për sa i përket impaktit në ekonomi, qeveria mendon, qeveria vepron, qeveria servir dhe ne duhet thjeshtë të pranojmë atë që qeveria servir. Jo, nuk është kjo zgjidhja, është ndryshe. Pandemia botërore ka parë mospërgatitjen e qeverisjeve të gjithë vendeve. Të gjithë aktorët duhet të ulen pasi nuk është çështje vetëm e qeverisë. Ne i kemi bërë 2 herë kërkesa qysh në ditën e 3-të, kanë qenë 3 faqe me kërkesa, por nuk pamë asgjë, patëm disa komunikime, qeveria mori shënime dhe dëgjoi, por tha që për momentin do të merret vetëm me pjesën sociale dhe shëndetësinë. Kam përshtypjen se po blihet kohë në raport me ndërhyrjen në ekonomi, por paketa e dytë duhet të futur një javë më parë për të qetësuar tregjet, investitorët, konsumatorët dhe ata që ofrojnë shërbime dhe mallra.