Partia Socialiste ka mbledhur paraditen e kësaj të hënë Kryesinë, në fokus të së cilës kanë qenë diskutimet për organizim të brendshëm. Mbledhja ka zgjatur për rreth 60 minuta dhe në fund të saj ishte kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla i cili zbuloi atë se çfarë është diskutuar, ku vuri theksin në ristrukturim total të partisë.
Balla shtoi se nga strukturat e partisë kemi marrë një sërë kandidaturash në degën e partisë në Shkodër, jemi duke diskutuar dhe shumë shpejt do të kemi edhe aty një drejtues të PS që të përmbushë pritshmërinë e PS dhe popullit të PS-së.
Mbledhja e sotme vjen 19 ditë nga mbajtja e Kongresit të PS, ku do të zgjidhen anëtarët e tij.